Interin dhe Napolin i pret… “ferri”

4e5c6a2da44f408e838e8a6ebc2b0f26

4e5c6a2da44f408e838e8a6ebc2b0f26

Misioni i përmbushur për Napolin, që mundi Bragën dhe fluturoi në 1/16 pas Realit, duke mbetur në garë për Botërorin e Klubeve. Ndërkohë,Interi u ndal në shtëpi nga Real Sociedad dhe la spanjollët në vendin e parë në grup. Dy të kualifikuara si nënkampione që ‘i japin’ italianëve një shans vërtet drithërues për shortin e 18 dhjetorit, ku sido që të shkojë, sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë. Në pritje të ndeshjeve të tjera, deri tani emrat e skuadrave të kualifikuara si të para të bëjnë të dridhesh vetëm duke i lexuar: Bayern, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City.

Një listë e madhe emrash të mëdhenj në futbollin evropian, ku ndoshta do të bashkohen edhe Barcelona e Atletico Madrid (duke përjashtuar një sukses të Lazios në Ëanda), të cilët përballen me  90 minutat e fundit të fazës së parë me dy rezultate nga tre të disponueshme. Kundërshtari i fundit i mundshëm do të jetë mes Borussia Dortmundit dhe PSG-së, të cilët do të garojnë në Gjermani për vendin e parë në grup, me gjermanët që u bën punë edhe barazimi.

Shorti për raundin e parë me eliminim direkt të edicionit 2023/24 do të hidhet në Nyon, në selinë e UEFA-s, të hënën më 18 dhjetor në orën 12:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.