4e5c6a2da44f408e838e8a6ebc2b0f26
Misioni i përmbushur për Napolin, që mundi Bragën dhe fluturoi në 1/16 pas Realit, duke mbetur në garë për Botërorin e Klubeve. Ndërkohë,Interi u ndal në shtëpi nga Real Sociedad dhe la spanjollët në vendin e parë në grup. Dy të kualifikuara si nënkampione që ‘i japin’ italianëve një shans vërtet drithërues për shortin e 18 dhjetorit, ku sido që të shkojë, sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë. Në pritje të ndeshjeve të tjera, deri tani emrat e skuadrave të kualifikuara si të para të bëjnë të dridhesh vetëm duke i lexuar: Bayern, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City.
Një listë e madhe emrash të mëdhenj në futbollin evropian, ku ndoshta do të bashkohen edhe Barcelona e Atletico Madrid (duke përjashtuar një sukses të Lazios në Ëanda), të cilët përballen me 90 minutat e fundit të fazës së parë me dy rezultate nga tre të disponueshme. Kundërshtari i fundit i mundshëm do të jetë mes Borussia Dortmundit dhe PSG-së, të cilët do të garojnë në Gjermani për vendin e parë në grup, me gjermanët që u bën punë edhe barazimi.
Shorti për raundin e parë me eliminim direkt të edicionit 2023/24 do të hidhet në Nyon, në selinë e UEFA-s, të hënën më 18 dhjetor në orën 12:00.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.