wifi falas
Shkodra do të ofrojë internet falas për të gjithë qytetarët dhe turistët që vizitojnë qytetin dhe zonat turistike të saj.
IBC TELECOM me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, ka mundësuar instalimin e shërbimit WIFI falas dhe pa limit përgjatë pedonaleve “13 Dhjetori”, “28 Nëntori”, “Kol Idromeno” dhe “Gjuhadol”, si dhe në pikën turistike të Thethit, tek Ujëvara, në Kalanë Rozafa, në plazhin e Velipojës dhe pikën turistike të Shirokës.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Rama ku me një video të publikuar duke uruar javë të mbarë, Kryeministri tregon se Shkodra është qyteti që ofron internet falas për të gjithë qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë vend të bukur.
Ky hap do ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit në Shkodër, duke bërë që qyteti të jetë një destinacion edhe më tërheqës për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë.
Mundësia për të përdorur internetin falas në vendet turistike do të lejojë turistët të qëndrojnë të lidhur me botën diku larg shtëpisë, duke shfrytëzuar shërbimin e wifi.
Qytetarët dhe turistët të cilët do të vizitojnë Shkodrën tani do të kenë akses të lehtë dhe të shpejtë në internet, duke bërë që qyteti të ndihet edhe më i pritshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë ata që e vizitojnë.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.