Interpelanca – Alibeaj: Amnistia penale, turp i marrëveshjes së fshehtë. Manja: Përfituan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e konsideroi marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimi për amnistinë penale si një njollë turpi që nxorën nga burgu zyrtarë të dënuar nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në interpelancën e thirrur nga ai për Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, Albieaj tha se këto amendamente që liruan zyrtarët e korruptuar u miratuan natën dhe pa u konsultuar me organet e drejtësisë.  Për ministrin Manja nga amnistia penale kanë përfituar vetëm 8 persona të dënuar nga GJKKO që sipas tij nuk janë me akuzën e korrupsionit.

“Cilat ishin arsyet që në 4 prill natën disa deputetë bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Unë nuk do të jap asnjë statistikë nga ato që mund të jenë pjesë e shpikjeve polakë por i referohen vetëm atyre që media në këto javë mori në formë zyrtare. Sipas të dhënave të bërë publike nga mediat ku thuhet se nga amnistia penale përfituan 40 të dënuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndërsa 60 të terë shpërdorim detyre kanë ulje dënimi.  Mes përfituesve kanë qenë edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion.

Cilët ishin propozuesit e amendamenteve në Kuvend dhe përse u sugjeruar dhe u miratuan këto amendamente? A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë  si SPAK, KLP, KLGJ për këto amendamente që u miratuan për amnistinë penale?  A është marrë informacion nga SPAK për numrin e personave që do të përfitonin nga amnistia?  Arsyeja e vërtetë e miratimit të amendamenteve natës është arsye politike që ju ngarkuan me një njollë të pashlyeshme”, tha Alibeaj.

Ministri Manja u shpreh se nuk mban përgjegjësi për atë që voton Parlamenti, pasi vullneti i qeverisë është që të mos përfitonin të dënuarit nga GJKKO.

“Jam në këtë interpelancë dhe I falënderoj sebetçinjtë. Sado të përpiqem të shpjegoj të vërtetën, ju do besoni të vërtetën tuaj. Është ligj që u votuan në Kuvend dhe zbatimi i tij bëhet në respekt të asaj që është shkruar në ligj. Sot flasin institucionet sepse nga ato varet amnistia.Drafti i qeverisë i depozituar në Kuvend siç e do respekti ndaj ligjit dhe rregullores së Kuvendit është konsultuar me organet e drejtësisë. Ministri mban përgjegjësi politike për draftin që dërgon jo ligjin që votohet në Kuvend nga të gjithë ligjvënësit. Kam shprehur qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish-zyrtar të dënuar apo hetuar nga SPAK.

Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe që janë dënuar nga GJKKO për veprat penale korruptive, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, shkelje e barazisë në tendera, janë nëpunës në shërbim publik që me emra dhe dënimet përkatëse janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.Kjo amnisti në raport me nevojën dhe garantimin e standardeve evropiane të burgjeve është e butë. Do duhet të ishte më e gjerë se sa qe. Sot që flasim edhe pse është zbatuar amnistia, në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale janë 4918 të paraburgosur dhe të dënuar”, tha Manja.

Ministri bëri publikë emrat e 8 personat që kanë përfituar nga GJKKO.

“Edmond Z,  ka qenë I dënuar 1 vit e 4 muaj I janë falur 13 ditë. Mariglen M, I dënuar me 2 vjet, për shkelje e barazisë në tendera nga amnistia iu falën 5 muaj e 28 ditë. Marvin M, I dënuar 2 vjet iu falën 9 muaj e 7 ditë Admir B, nga 4 vite dënim, iu falën 3 muaj e 25.5 ditë Eduard R, u dënua për moskallëzim krimi kjo ka qenë akuza në SPAK nga GJKKO u dënua me 3 vite e 6 muaj burgim, amnistia I fali 1 vit burg. Hamza T, I dënuar me 1 vit e 2 muaj, amnistia I fali 4 muaj e 21 ditë Ibrahim G, I dënuar me 8 muaj, amnistia I ka falur 26 ditë. Erjon B, I kemi falur 14 ditë.

Lulzim Ç, është dënuar simbol I korrupsionit për ushtrim ndikimi të paligjshëm I kemi falur 1 muaj e 8 ditë. Këto të 8-të në 20-të përfituesit me ulje dënimi nga amnistia, të dënuar nga GJKKO ka qenë për një nga veprat që listova. Të tjerët kanë qenë dënuar nga GJKKO por kanë përfituar nga ulje dënimi për vepra të tjera”, tha Manja.

Manja tha se kjo amnistia ishte e domosdoshme për shkak të mbipopullimit të burgjeve.

“Mbipopullimi, gjendja e rënduar e paraburgimit, pandemia dhe gjendja e rënduar shëndetësore e të dënuara nga pandemia,  kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit; rritja e kostove financiare për menaxhimin e strukturave tonë; dhe mungesa e burimeve tona”, tha Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

8 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

9 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

9 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

9 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

9 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

9 hours ago

This website uses cookies.