Interpelanca me Ramën për Rai 3, Bardhi: Po shkelet Kushtetuta. Nikolla: Objekti nuk ka lidhje me procedurën

Interpelanca e kërkuar me Kryeministrin Edi Rama, nga grupi i PD-së ka ndezur debatet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Bardhi ka kërkuar sqarime se përse kërkesa e tyre nuk është përfshirë në draft-kalendar, ndërsa shtoi se nëse nuk është gabim teknik, do përbëjë shkelje të rëndë kushtetuese.

Nuk e kuptoj pse ne draft-kalendare nuk është përfshirë kërkesa e grupit te PD, për interpelance urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa here ka kërkesa të tilla Kuvendi shtanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit me Tëitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar”, tha Bardhi.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se kërkesa për interpelancë nuk ka lidhje me procedurën dhe për këtë arsye nuk do mund të përfshihet në draf-kalendar.

“Shqetesimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelance. Prandaj dhe nuk përfshihet”, shpjegoi Nikolla, deklaratë ndaj së cilës iu kundërpërgjigj menjëherë Bardhi.

Ky i fundit theksoi se Kryeministri Rama do duhet të japë shpjegime për ndërhyrje në median italiane, Rai 3.

“Unë e kuptoj se ju recitoni diçka që ju kanë shkruar. Në bazë të Kushtetutës unë kërkoj që kryeministri të vij dhe të jap sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare”, akuzoi ai.

Emisioni Report në Rai 3 ka publikuar një investigim për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e ngritura. Në një postim në X (dikur Tëitter) këtë të enjte (25 prill), Rama akuzoi moderatorin e emisionit, Sigfrido Ranuçi, për shpifje.

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si shpifje djallëzore në kurriz të Shqipërisë emisionin investigativ “Report” në Rai Tre, ku akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi si “avokat i trafikantëve dhe personi kyç që shërbeu për paktin dhe marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar se e gjithë kjo ky furi për të sulmuar Xhorxha Melonin (Giorgia) në kurriz të Shqipërisë është përbaltje ndaj vendit të tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.