Interpelanca – Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura. Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre në 21.5%

Ligji për zonat e mbrojtura ka qenë objekt i interpelancës së thirrur nga deputetja demokrate Ina Zhupa për ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro në Kuvend.

Deputetja Zhupa akuzoi qeverinë se po lejon betonizimin dhe masakrimin e këtyre zonave, por për ministren Kumbaro është krejt e kundërta pasi sipas saj ishte kjo mazhorancë që “vendosi kritere dhe kontroll në mbrojtje të territorit’ duke rritur sipërfaqen e zonave të mbrojtura nga 17.5% në 21.5%.

Duke e konsideruar ministren Kumbaro si “ministre e ndërtimit dhe kumbare të masakrimit të zonave të mbrojtura”, deputetja Zhupa tha se duhet sqaruar se pse një person i thjeshtë arrestohet kur pret pyjet dhe oligarku që i shfaros ato quhet investitor strategjik.

“Ligji për zonat e mbrojtur ka kaluar zonën në të pambrojtur ku ndërtimi dhe betonizmi janë të lejuara dhe vendimmarrja për këto zona varet vetëm nga KKRRT. Kumbaro të na sqarojë se si me një truk qeveritar ata futën një projektligj dhe më pas e ndryshuar ju me propozim të qeverisë pa e kaluar në konsultim publik. Deputetët thanë se spunton e morën nga shkresë nga kryebashkiakëve socialistë, të cilët ishin të shqetësuar që nuk po shfrytëzonin zonat e mbrojtura dhe nuk po merrnin përfitime. Këtë e kanë firmosur edhe kryebashkiakë që nuk kanë fare zona të mbrojtura. Ju po jepni ndërtime në zonat e mbrojtura, Divjakën, Butrintin, Velipojën t’i jepni për ndërtim. Në Butrint është ndërtuar aty ku nuk duhet të ishte ndërtuar. Doni t’i mbushni zonën e mbrojtura me betonin. Kumbaro nuk duhet të quhet më ministre e Mjedisit, por ministre e ndërtimit, që lejon ndërtimin e vilave të oligarkëve medek se i shërben mjedisit. Më thoni si i shërben mjedisit betoni, preja e pyjeve, shfarosja e biodiversitetit? Pse dënohet në njeri që pret pyjet dhe quhet kriminel, kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur dhe shfaros zonën e mbajtur quhet investitor strategjike? Apo se i pari nuk ka para që t’ju blejë dhe tjetri ka para? Kumbaro ishte kumbarja e masakrimit të zonave të mbrojtura”, tha Zhupa.

Lidhur me pyetje e ngritura Zhupa, ministrja Kumbaro u shpesh se janë 12 mijë hektarë zonë e mbrojtur në Shqipëri dhe se mazhoranca ka në fokus mbrojtjen e pasurive natyrore. 

Kumbaro sqaroi se ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura synojnë të garantojnë një ekulibër mes zhvillimit të komuniteteve në zona me potencial turistik duke mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin.

“Janë me dhjetëra përgjigjet negative nga ana e AKZM duke mos i hapur rrugë projekteve miqësore me mjedisin. Paradoksi qëndron se në zona të ndryshme me status mbrojtës deri në 2014 janë  bërë batërdi me objekte ilegale pa asnjë kriter as mjedisor, as urbanistik dhe as kulturore. Në atë vit na u desh të bënin një memorandum për objekte pa leje dhe prishjen e tyre.  Kjo mazhorancë vendosi kritere dhe kontroll në mbrojtje të territorit dhe i dhamë për herë të parë Vjosës statusin e zonës së mbrojtur, luginën e Shalën e bëmë pjesë të zonave të mbrojtura, bashkuam Thethin dhe Valbonën duke krijuar parkun kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. U rrit nga 17.5% në 21.5% sipërfaqja e zonave të mbrojtura. Mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë do të jetë vizon i kësaj qeverie. Nuk është e lehtë që në një vend të vogël të kesh guxim dhe të fusësh në mbrojtje territore të tilla dhe njëkohësisht të zhvillojmë ekonominë, bujqësinë, turizmin dhe të sigurojmë pavarësinë në fushën e energjisë. Ky është një vizion drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Janë 12 mijë hektarë zonë e mbrojtur”, tha Kumbaro.

Më 22 shkurt 2024 Kuvendi miratuar me 74 vota pro projektligjin për Zonat e Mbrojtura me votat e mazhorancës, ndonëse ky ligj u kundërshtua nga opozita dhe organizatat kryesore mjedisore shqiptare të cilat protestuan para Parlamentit kundër miratimit të tij. Ndryshimet në ligj parashikojnë përcaktimin e kritereve për cilësimin qartë se në cilat hapësira të zonave të mbrojtura mund të ndërhyhet me nevojën për zhvillim të komuniteteve, orientuar nga turizmi dhe agroturizmi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.