Interpelancë/ Çollaku: Sqaro deklaratat për Kosovën. Rama: Mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik për të nxitur Brukselin

rama collaku

rama collaku

Ka nisur me interpelancë seanca e sotme (12 tetor) plenare në Kuvend, ku deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimet e qeverisë dhe deklaratat për Kosovën dhe situatën në veri pas sulmit nga grupi i armatosur serb më 24 shtator.

Çollaku risolli në Kuvend disa nga deklarata e Ramës, ndërsa i tha se janë krijuar dyshime se kreu i qeverisë shqiptare mbështet idenë që ndarja e Kosovës mund të sjellë një paqe permanente mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ky parlament dhe opinioni publik ka të drejtë të sqarohet për disa akte dhe qëndrime tuajat në raport me Kosovën. Më 19 qershor ju keni deklaruar se: ‘Albin dil nga vetë izolimi, deaskalo situatën ose në të kundërt rrezikoni të keni një republikë të KFOR-it në veri të Kosovës’. Më 24, një komandë serbe tentuan të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës. Dhe po të mos kishte qenë Policia e Kosovës, kufiri rrezikonte të ishte në hi. Pa ngjarjes së 24 qershorit ju keni kërkuar nga KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Kjo do të ishte një hap drejtë ndarjes së veriut të Kosovës. Më pas në një intervistë keni deklaruar se veriu i Kosovës është një tokë pa zot. Të kombinuara njëra me tjetrën, lënë hapësirë për të dyshuar dhe për t’iu pyetur nëse ju e besoni se realisht në këtë projekt që ndarja e Kosovës mund të jetë një paqe permanente mes Serbisë dhe Kosovës. Ju a besoni se kjo mund të ishte një zgjidhje e qëndrueshme? Pra ndarja apo shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës? Dhe në këto kushte a hapet loja e lëvizjes së kufijve në Ballkan?”, tha Çollaku.

Kryeministri iu përgjigj duke i konsideruar deklarata si sulme politike. Teksas përmend se Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE-ë për dialogun, Rama shton se qëndrimi i vendit tonë ka qenë “parimor dhe politik” në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve.

Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën, por dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre që i drejtohen për mbështetje fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend që ka të gjitha rrugët e komunikimit institucional me vendet e tjera dhe që ka ambasadorët e vet, kujt ja drejton një rezolutë të tillë. Cilat vende anëtare të BE apo NATO-s miratojnë rezoluta të tilla drejtuar botës? Dhe cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike, draftrezoluta të tilla në Kuvendin tonë shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e opozitës kundër qeverisë. Agresioni i Banjësk i nxori sërish thonjtë e krizës së veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fyt procesit të dialogut. Shfaqja e së shkuarës me armë dhe uniforma ushtarake, ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar. Vrasja e policit ishte si një bombë. Fundi i ngjarjes ishte shembullor falë veprimeve të forcave të sigurisë së Kosovës të cilët me profesionalizëm e eliminuan zgjatjen e konfliktit. Epilogu i ngjarjes, shpallja e zisë kombëtare nga Beogradi për kriminelët e eliminuar nga policia e Kosovës ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës. Si reagoi Shqipëria? Për herë të parë, Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE. Ne nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, por ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë tjetër nuk kishte ndodhur. Ishte manifestim pakënaqësie për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e asaj ngjarjeje për normalizim mes dialogut, duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve.”, u shpreh Rama.

Projektrezoluta

Dokumenti i dakordësuar mes PS-së dhe një pjese të opozitës thekson se:

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës; në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon; thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023; Kuvendi i Shqipërisë mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023.

Kuvendi i Shqipërisë deklarohet se:

Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës; Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.