Categories: LajmeKronikë

Interpoli arreston shkodranin në kërkim / Pritet ektradimi nga Belgjika, në korrik 2023 kërcënoi me armë një shtetas

Policia e Shtetit bën me dije se është kapur në Belgjikë 30-vjeçari nga Shkodra, Mark Preka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.Ai është kapur pas bashkëpunimit me Interpol Brukselin. Ndaj 30-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.Në muajin korrik të vitit të kaluar, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., ai e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, Mark Preka ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë  për 4 shtetas për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të gjithë banues në fshatin Barbullush, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi Mark Preka. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

3 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

3 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.