Intervista e plotë/ Hënes: Programoj tërheqjen, Kros s’shpëton dot Gjermaninë

Henes

Henes

Uli Hënes ka qenë mbrëmë protagonist absolut i “talk show”-t austriak “Sport und Talk aus dem Hangar-7”, ku së bashku me të në panel ishte edhe drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd.

Keni menduar që të bëni përsëri një hap pas…

Mendoj se si unë edhe Rumenige do të tërhiqemi nga jeta aktive në klub. Po presim që të qetësohen edhe pak ujrat dhe them se do të tërhiqemi. Parashikoj të ndodhë diçka të tillë brenda gjashtë muajve të parë të vitit që vjen.

Si e parashikoni garën për titull në Gjermani?

Bajer Leverkuseni është një rival për tu marrë seriozisht. Lajpcigu gjithashtu ka shanset e veta. Sa i përket Shtutgartit më duhet ende kohë për ta vlerësuar ndërsa Dortmundi them se përfundimisht është jashtë kësaj gare.

Çfarë mendon Hënes mbi punën e bërë nga Bajerni në merkato?

Them se për këtë temë vlerësimi është i gabuar. Nëse gjykojmë afrimet vetëm nga shifrat mund të vlerësojmë vetëm transferimin e Kim Min-Xhesë dhe Herri Keinit. Në këtë pikë dua të ndalem edhe tek emra si Rafael Gerrero apo Konrad Laimer. Janë afruar me parametra zero, por për atë çfarë japin në fushë mund t’i konsiderojmë si transferime super të mira. Në këtë pikë dua të veçoj firmën me Laimerin. Ai është “ëndrra” e ç’do trajneri. Një lojtar, i cili luan në mbrojtje, në sulm dhe kudo ku trajneri ka nevojë. Titujt fitohen me lojtar si Laimer.

Çfarë mendimi ka Hënes për specialistët e futbollit në medie?

Nuk u jap shumë rëndësi të ashtuquajturve ekspertë futbolli. Këta persona përveç se kanë luajtur vetë futboll nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre. Mendoj se persona si Didi Haman nuk mund të flasin nëpër studio duke na mësuar se si menaxhohet një klub apo si drejtohet një ekip kur vetë nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë. Nuk më pëlqen kur kapen me lojtarë në veçanti pasi kam qenë futbollist vetë dhe ky veprim nuk më pëlqen. Unë ftoj gazetarët që të publikojnë vetë mendimet e tyre dhe mos fshihen pas këtyre specialistëve, të cilët e konsiderojnë veten ekspert.

Çfarë mendimi keni për një rikthim të mundshëm të Toni Kros në kombëtare?

Është një lojtar fenomenal, por nuk mendoj se mund të shpëtojë futbollin gjerman. Ai ka bërë gjëra të mëdha në karrierë, por rikthimi i tij do të ishte një sinjal i keq.

Kemi mësuar se jeni interesuar shumë për dëmtimin e Alabës…

Jam mundur ta kontaktoj, por nuk kemi biseduar. Ne si Bajern kemi një kontratë me një mjek special në Insbryk, i cili bën të tilla ndërhyrje dhe kemi vendosur që t’ia vendosim në dispozicion edhe Dejvidid. Ai ka të gjithë mbështejten tonë ashtu siç e ka edhe në Austri. Bajerni do të bëjë maksimumin që Alaba të rikthehet në kohë për Euro 2024-ën. Nëse ka një shans i vogël që ai të rikthehet në fushë për këtë event ne do të bëjnë gjithçka që kemi në dorë për ta ndihmuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.