“Euro 2024” u mbyll me triumfin e Spanjës, duke ulur siparin e një turneu plot emocione e që rezervoi edhe surpriza për sa i përket rezultateve dhe merkatos.
Njëra prej surprizave sigurisht që ishte edhe Shqipëria e trajnerit të talentuar Sylvinho, i cili gjithashtu arriti të trembë Italinë e Spaletit në ndeshjen e parë, duke shënuar edhe golin rekord me Nedim Bajramin pas vetëm 23 sekondash lojë.
Shqipëria nuk u kualifikua në fazën e 1/16-ve, por doli nga EURO 2024 me kokën lart, pasi luftoi me gjithë zemër kundër Spanjës dhe që mori një pikë të çmuar kundër Kroacisë pas atij barazimi spektakolar 2-2.
Në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për Botërorin 2026, Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka foli ekskluzivisht për kanalin turk “TRT” duke bërë gjithashtu edhe një rezume të Kampionatit Evropian dhe disa shifra interesante për të njohur nivelin futbollistik.
Çfarë Europiani ishte ky sipas jush President?
I mrekullueshëm, në të gjitha aspektet, organizative, sportive, për tifozët etj. Për mendimin tim ishte Kampionati Europian më i miri i realizuar ndonjëherë, më i mirë edhe se Botërori. Kaq shumë tifozë, ka qenë një spektakël.
“Euro 2024” ka lënë shenjë te disa kombëtare…
Tashmë nuk ka më dallime të dukshme mes ekipeve kombëtare. Çdo tifoz kishte shpresën për të parë ekipin e tij të vazhdonte më tej dhe të fitonte trofeun. Tifozët të cilët sigurisht kanë lënë gjurmë gjatë këtij turneu ishin turqit dhe shqiptarët tanë për koreografitë e krijuara dhe mbështetjen e madhe.
Montela bëri mirë, por Turqia u eliminua. Si e keni parë Turqinë dhe por edhe talentet e reja të këtij turneu si Arda Guler që luan për Real Madridin dhe Lamine Yamal të Barcelonës?
Turqia ka bërë një Kampionat Europian shumë të bukur. Ka luajtur më mirë se Holanda, por pagoi mungesën e përvojës europiane. Keqardhje për autogolin ndaj Portugalisë. Tifozët mund të shpresojnë gjëra të mëdha për të ardhmen, si dhe për Arda Guler që është një talent i pastër dhe do të dëgjojmë të flitet shumë për të. Sa i përket Yamal, vlen i njëjti diskutim. Ndryshe nga Guler, ai arriti në finale, por për mua nuk ka dallim në karakteristika.
Mësuese në profesion, por pasioni për artin e të shkruarit ka qenë një shtysë e…
E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…
E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të vijojnë me skenarët e…
E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…
Thuhet se vjeshta është stina e preferuar e piktorëve. Një koloni e tyre në Shkodër…
This website uses cookies.