Sopranoja shqiptare Inva Mula është nderuar me titullin ‘Ambasadore e Paqes’ nga Koalicioni “Gratë, siguria dhe paqja”. Në fjalën e rastit, sopranoja e njohur që ka shënuar sukses edhe në skenën ndërkombëtare, ajo dha një mesazh për forcën e rolin e gruas.“Gjithë jetën kam udhëtuar në teatrot më të mëdhenj të botës dhe kam pasur kontakt me nivele të ndryshëm të shoqërisë dhe kam pasur kontakte, me mbretër, presidentë, njerëz të thjeshtë, fëmijë dhe gra që kanë parë te unë një model. Dhe unë jam përpjekur dhe përpiqem që këtë model ta jap jo me Invën që shohim në skenë, me fustanet e bukura e me make up, por me Invën e thjeshtë që është nënë, që edukon dy fëmijë dhe që mundohet të jetë në radhë të parë shembull për fëmijët e vet”,, tha Mula.Sopranoja foli edhe për familjen si gjenezë e modeleve që japim në shoqëri.“Unë përpiqem ta edukoj djalin që të trajtojë vajzën që ka në krah ose gruan që do ketë nesër, siç do të donte ai që të tjerët të trajtonin nënën e tij. Modelet nisin aty, unë e di që nuk është e lehtë, pozicioni i gruas shqiptarë është një pozicion që do shumë punë për ta vendosur gruan aty ku duhet”, tha Mula.
Ndërsa u nderua me një titull që nxit pikërisht përmirësimin e gruas në shoqëri, mesazhet e saj e vunë thelbin te familja. Ndërsa citoi Nënë Terezën, Mula tha se paqja e siguria nis me familjen.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.