Inventarizimi dhe digjitalizimi i fondit “Koliqi”, pas aktdhurimit të bibliotekës së shkrimtarit do të nisë procesi i inventarizimit

Aktdhurimi i bibliotekës personale të shkrimtarit Ernest Koliqi, Bibliotekës publike të Shkodrës “Marin Barleti” përbën një nga ngjarjet e rëndësishme sa i përket kulturës në aspektin historik të saj. Hapi i radhës do të jetë procesi i inventarizimit , që pritet të nisë në javën e ardhshme.
Pas inventarizimit, do të pasohet me procesin e digjitalizimit të fondit të dhuruar dhe ai pritet të marrë kohën e nevojshme për realizimin e plotë, pasi janë mbi 850 libra në përbërje të fondit. Me këtë proces po merret një nga punonjëset e Bibliotekës, Sidita Halluni.
Koliqi ishte një nga shkrimtarët e çertifikuar të letërsisë shqipe. Ai ka ende dorëshkrime të panjohura për publikun, ndërkohë që së shpejti një pjesë e tyre do të shohin dritën e botimit.