Investigimi-Blerja e kartave SIM në tregun e zi, gazetarja: E mora lehtësisht, përdoren nga krimi se nuk identifikohen

Numrat që blihen në tregun e zi, pa një kartë identifikimi dhe që nuk rezulton në emër të askujt është një fenomen që edhe pse është i paligjshëm vijon të behet hapur. Këto numra në të shumtën e rasteve përdoren nga krimi, ku përmes tyre mund të shkarkosh aplikacione të ndryshme për t’u përdorur me internet. Këto numra nuk përgjohen duke u preferuar nga krimi që te bisedat mes bandave, kërcënimet e deri tek shpërthimi i tritoleve me celularë.

Një investigim të tillë bëri edhe “Jetë Shqiptare” në RTSH, ku gazetarja Lusi Përgjegji shkoi për të blerë një numër të tillë te zona e dollarit.

Ajo tha se numri i u ble me lehtësi dhe se personat që i shesin, edhe pse në shkelje të plotë ligjore, nuk kamuflohen, por i shesin lirisht.

 “Është lehtësisht i gjindshëm një numër në zonën e dollarit, apo te 9-katëshet ku shesin karat e telefonit. Ata mbajnë në dorë kartat e telefoni dhe identifikohen lehtësisht, nuk kamuflohen. Nuk kërkojnë informacion, por të japin sigurinë se karta nuk është i regjistruar në emrin e një personi tjetër si për numrat shqiptarë dhe ata jashtë. Ti me një ID mund të blesh deri në 20 karta pranë një kompanie telefonike dhe shpesh përdoren edhe dokumente false për të marrë numrat jashtë vendit por edhe këtu te ne. Implikimi ndodh jo vetëm se shkelin ligjin duke i shitur në atë formë, por edhe mënyrën se si i marrin nga kompanitë shkelin ligjin. Numri që bleva unë e futa kartën SIM në telefon dhe më erdhën dy mesazhe që më tregonin informacion për kartën time dhe tarifat që duhet të paguaja”, tha Përgjegji.

Investigimi i Jetë Shqiptare:

Gazetarja: Si kalove ca numrash janë?

Shitësi: 20 mijë lekë të vjetra secili dhe shqiptari edhe anglezi një çmim kanë

Gazetarja: Janë të regjistruar?

Shitësi: Po janë të regjistruar

Gazetarja: Me jep një numër anglez

Shitësi: Po

Gazetarja: E kanë të shkruajtur numrin, si e gjej unë çfarë numri kam?

Shitësi: Te vjen direkt sapo fut kartën te vjen mesazhi. Si të vij mesazhi shkarkon ËhatsApp apo ca do të përdorësh dhe e përdor me internet. Për ta rimbushur pastaj me PayPal me bankë po lë gjurmë.

Gazetarja: E dua vetëm për internet

Shitësi: Do dhe një numër shqiptar?

Gazetarja: Me duhet vetëm një numër i huaj. Shqiptarë çfarë numrash keni?

Shitësi: Vodafone, One, të gjithë iu kemi çfarë të duash

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.