Categories: LajmePolitikë

Investigimi në Rai 3, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e transmetuar në median italian, Rai 3.

Në kërkesën e depozituar, Bardhi akuzon kryeministrin Rama për ndërhyrje në median italiane, teksa kërkon nga  kreu i qeverisë shpjegime lidhur me këtë dhe po ashtu edhe për akuzat e ngritura në emisionin italian.

Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama”,  thuhet në shkresën e firmosur nga Bardhi.

Emisioni Report në Rai 3 ka publikuar një investigim për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e ngritura. Në një postim në X (dikur Twitter) këtë të enjte (25 prill), Rama akuzoi moderatorin e emisionit, Sigfrido Ranuçi, për shpifje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

7 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

7 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

7 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

7 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

7 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

7 hours ago

This website uses cookies.