Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.
Ky investim do të mundësojë evadimin e ujërave të ndotura, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm për banorët.
Gjithashtu, është investuar edhe në ndriçimin rrugor të fshatit.
Banorët shprehen të kënaqur me këto investime, pasi për vite me radhë janë ndjerë jashtë vëmendjes së institucioneve. Ata falënderojnë Bashkinë Shkodër për angazhimin dhe kujdesin e treguar ndaj kësaj zone.
Administratori i Njësisë Administrative Dajç, Broz Pjetrani, bën të ditur se në këtë njësi do të vijojnë investimet në rikonstruksionin e rrugëve, pastrimin e kanaleve të bllokuara dhe ndriçimin e rrugëve kryesore.
Këto ndërhyrje te Bashkise Shkoder synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e zones se Dajçit