Investime në kanale vaditëse e rrugë – Administratori i Njësisë Guri i Zi: Brenda vjeshtës së këtij viti nis puna
Në njësinë administrate Gur i Zi pritet të nisin shumë shpejt disa investime të rëndësishme në ndërtimin e kanaleve vaditëse, si një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar rritjen e cilësisë të prodhimeve bujqësore.
Ky investim me fondet e Bashkisë Shkodër pritet të nisë brenda vjeshtës së këtij viti.
Ndërkohë, përveç këtij investimi, është parashikuar edhe rikonstruksioni i disa prej rrugëve në fshatrat e kësaj njësie.
Guri i Zi është ndër njësitë më popullsinë më të madhe në bashkinë e Shkodrës, ndaj rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimi i kushteve me parametra optimale është domosdoshmëri për këtë njësi.