Investime në njësitë administrative, në Rrethina do të ndërhyhet në infrastrukturë dhe argjinatura
Bashkia e Shkodrës po vijon investimet në çdo njësi administrative për të përmirësuar infastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës së banorëve. Në Njësinë Administrative Rrethina kanë përfunduar disa investime në inftrastrukturë, ndërsa të tjera janë parashikuar të nisin që përfshijnë infrastrukturën rrugore, ndërtim të një argjinature si dhe pastrim të përrenjve në zonën e Bardhajve.
Një vëmendje e veçantë, sipas administratorit të kësaj njësie, do t’i kushtohet edhe menaxhimit të mbetjeve, ku nga 9 hotspote të evidentuara, janë pastruar 7 të tilla, ndërsa po punohet edhe për pastrimin e zonave të tjera.
Investimet pritet të shtrihen në fshatrat e kësaj njësie, ku do të ndërhyhet edhe në rrugët e brendshme për të siguruar kushte më të mira për komunitetin.