Investime në rrethina të Shkodrës, pritet të rikonstruktohet segmenti pranë varrezave të qytetit

Krahas investime në rrjetin e ujësjellësit, që pritet të vihet në funksion shumë shpejt, të tjera ndërhyrje në infrastrukturë duket se do të nisin gjatë kësaj periudhe në Njësinë Administrative Rrethina, në Bashkinë Shkodër .
Dy rrugët që do të rikonstruktohen janë, “Todi Gërmeni” dhe “Udhëtari”, një prej segmenteve më të amortizuara në njësinë Rrethina
Këto akse janë me gjatësi 3.4 km dhe lidhin fshatrat Shtoj i Ri, Grudë, dhe Golem.
Investimet po bëhen nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit.