Investime në Rrethina të Shkodrës – Rruga “Hysaj” në fshatin Golem po merr një pamje krejt tjetër

rruga hysaj golem

Bashkia Shkodër ka nisur investimin  në rrugën “Hysaj” në fshatin Golem në Njësinë Administrative Rrethina, një prej lagjeve më të vjetra të zonës, ku prej dekadash mungonte infrastruktura bazë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë të këtij fshati i cili, falë këtij investimi, merr tashmë një pamje krejt tjetër. Kryebashkiaku falenderoi banorët për bashkëpunimin e vetë banorëve të cilët kanë liruar hapësirat për t’i dhënë mundësi që rruga të jetë e ndërtuar në standarte.

Janë në total 13 mure rrethuese të cilat janë shembur në dakordësi të plotë me komunitetin, ndërkohë që paralelisht do të punohet edhe për zhvendosjen e shtyllave të energjisë elektrike që pengonin zgjerimin e rrugës.

Projekti, i cili po zbatohet për herë të parë në këtë zonë, është një përgjigje e shumëpritur ndaj kërkesave të komunitetit dhe synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës në këtë zonë të Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.