Investime në sistemin e ujitjes – Njësia Administrative Bërdicë përfiton 1.1 milion euro
Zgjerimi i investimeve në sistemin e ujitjes dhe kullimit në sektorin e bujqësisë mbetet prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në njësinë administrative Berdicë në Bashkinë e Shkodrës ka nisur puna në disa fshtatra, ku po investohet në ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve ujitëse.
Nga ky investim do të mundësohet vaditja e rreth 1000 hektarësh tokë bujqësore, bën të ditur kreu i njësisë administrative të Bërdicës, Xhavit Pëllumbi.
Nëjsia administrative Bërdicë është një zonë me traditë të theksuar në bujqësi dhe blegtori.
Ka 33 vite që në këtë zonë nuk është investuar në sistemin e ujitjes dhe kullimit.
Ky investim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkisë Shkodër synon rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore në njësinë administrative të Bërdicës.