Categories: Lajme

Investime për turizmin në Lezhë, Ndreu: Ndërhyrje në ujësjellës dhe infrastrukturë

Rajoni i Lezhës u vizitua nga rreth 1.3 milion turistë gjatë sezonit veror, ku fokusi kryesor ka qenë te turizmi bregdetar në Shëngjin dhe Tale. Të dhënat janë bërë publike nga Bashkia Lezhë e cila e konsideron sezonin turistik të këtij vitit, si mjaft të suksesshëm.

Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, thotë se në zonat turistike do të nisin një sërë investimesh, siç është Ujësjellësi i Shëngjinit, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, e më pas do të vijohet me rehabilitimin e infrastrukturës mbitokësore.

“Duhet të investohet në disa gjëra,  e para me ujin e pijshëm. Po presim që këtë vit të hapim punën për adresimin e problemit të kanalit të ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë. Po ashtu të gjitha rrugët e brendshme të Lezhës, është një projekt në tavolinë dhe me buxhetin që vjen do të adresohet”, tha Ndreu.

Pjesë e investimeve do të jetë edhe zona e Tales ku do të ndërtohet rruga Rrilë-Hidrovorë e cila do t‘i shërbejë aksesueshmërisë në bregdet.

Me fondin Kombëtar të Zhvillimit, do të nisim me rrugën  Rrilë-Hidrovorë në Tale që t’i japë një tjetër akses të zonës turistike”, shtoi ai.

Numri i turisteve në Lezhë po vjen gjithnjë në rritje, ndaj dhe investimet në këtë sektor shihen si domosdoshmëri për krijimin e lehtësirave dhe shmangien e problematikave.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

20 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

21 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

21 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

21 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

22 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

22 hours ago