Investime publike për turizmin malor/Ballkoni panoramik, një tjetër atraksion i shtohet Razmës
Turizmi dimëror së fundmi është kthyer në një atraksion për shqiptarët dhe të huajt.
Pika turistike e Razmës mbetet më nga më të frekuentuara në qarkun Shkodër.
Përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Malësisë së Madhe Eristian Smajlaj bënë të ditur se po i kushtohet një vëmendje e shtuar pikave tursitike siç është Razma ku sëfundmi janë bërë disa investime. Ndërtimi i ballkonit panoramik në fshatin Vrith është një një tjetër atraksion që i shtohet Razmës
Investimet e bëra gjatë këtyre viteve siç është pedonalja, pastrimi i territorit nga ndërtimet pa leje apo sistemimi i ujrave nxisin interesin për investime private që zhvillojnë potencialin e jashtëzakonshëm të Razmës për lulëzimin e turizmit malor.