Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr.
Në emisionin më të ri të televizionit publik, “Kuota”, që nis sonte në RTSH 1 në orën 22:30, eksperti i ekonomisë, Gavril Lasku, u shpreh se kjo ëndërr ka lidhje me vetëbesimin.
“Një person i cili do t’i hyjë rrugës së vështirë për t’u bërë milioner, gjëja e parë që duhet të kalojë dhe t’i mbushë mendjen vetes është që ai është i aftë të bëhet milioner,” tha z. Lasku.
Edhe më i rëndësishëm për suksesin është fusha e investimit, por edhe vendi.
“Të bëhesh milioner duhet të investosh në një fushë ku do të ketë rritje të shpejtë. Nëse ti bën një zgjidhje teknologjike, e cila ka akses në gjithë botën, atëherë shanset për t’u bërë milioner janë më të mëdha. Pothuajse gjysma e vendit jeton jashtë Shqipërisë, kështu që me futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, këto biznese bëhen sa më konkurruese,” tregon Maks Caslli, drejtuesi ekzekutiv i American Capital.
“Në vend të sloganit ‘investo dhe pasurohu nesër’, unë do të sugjeroja që të mendosh sot dhe nesër të mos shkosh në Gjermani,” sugjeroi z. Lasku në emisionin “Kuota”.
Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri…
Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur…
E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të…
Dizajni i pishtarit Olimpik për Lojërat Dimërore Milano-Cortina u zbulua për publikun, 298 ditë para…
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CBS tha se, “Nëse nuk qëndrojmë ende,…
This website uses cookies.