Categories: LajmeEkonomi

Investimet amerikane në 2023 u rritën me 17.5%. SHBA, investitori i 5-të më i madh

Banka e Shqipërisë njofton se investimet amerikane në Shqipëri kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave të saj, SHBA është investitori i pestë më i madh në Shqipëri për vitin 2023. Fluksi i investimeve është 47 milionë eurosh për 9-mujorin.

Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%.

Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2023 dhe për herë të parë kaluan vlerën e 1 miliard eurove gjatë periudhës 9-mujore.

Sipas të dhënave, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti vlerën e 404 milionë eurove, në rritje me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

6 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

6 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

6 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

6 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

6 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

6 hours ago

This website uses cookies.