Investimet e huaja në nivelin më të lartë historik, 354 milionë euro në 3 muajt e parë

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milionë eurove. Sipas bankës ky është niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja janë rritur me 15.3 %.
Gjithnjë sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikes, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte shënuan vlerën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.