Lajme

Investimet në Shkodër, deklarata PD- PS / Zëdhënëset e dy partive, këndvështrime të ndryshme për punët që po kryhen

PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po realizohen në Shkodër.

Fillimisht, ka qënë zëdhënësja e PD-së, Elida Lici, që ka akuzuar  kryebashkiakun Benet Beci se po shfrytëzon fondet publike për të bërë propagandë  duke shtruar asfalt elektoral dhe duke ndryshuar pllaka trotuaresh.

Deklaratave të PD-së i është përgjigjur PS me anë të zëdhënëses së saj, Linda Kavaja,  e cila u shpreh se PD po bën  përpjekje për të hedhur baltë mbi punën që po bëhet në qytetin tonë.

Kavaja theksoi se  Benet Beci nuk bën propagandë, por punon çdo ditë  dhe investimet nuk janë pjesë e fushatës,  por pjesë e një programit të  miratuar në Këshillin Bashkiak.

DEKLARATE NGA ZEDHENESJA E PD SHKODËR, ELIDA LICI

Pasi ka braktisur punen si kryetar i Bashkisë Shkodër, dhe duke u vënë në shërbim të “rilindjes” Benet Beci po shfrytëzon fondet publike për të bërë propagandë.

Meqë ky menaxher i sukseseve po reklamon me video dhe foto nga makineria e tij e propagandës investimet që janë bërë në të kaluaren kur PD ishte në pushtet. Sot po përdorë fondet publike duke shtruar asfalt elektoral dhe duke ndryshuar pllaka trotuaresh.

Ky person i cili në vend që të ushtroj detyren e kryetarit të bashkisë është vendosur plotësisht në shërbim të fushatës elektorale dhe të shefit të tij, nê shkelje të plotë me kodin elektoral po kryen investime të pa planifikuara në buxhet të bashkisë.

Shfrytëzimi i parasë publike në shërbim të fushatës elektorale nga Benet Beci dhe administrata e tij janë të denueshme dhe në shkelje flagrante me ligjin.

Partia Demokratike nuk është kundër investimeve, por shfrytëzimi i taksave publike në shërbim të ” rilindjes” janë të pa pranueshme dhe të kundra ligjëshme

I bëjmë thirrje SPAK-ut dhe KQZ-së të reagoj ndaj shkeljeve flagrante që Benet Beci dhe Rilindja po bëjnë. Pasi nuk mjaftohen me presione ndaj administratës por tashmë po shfrytëzojnë edhe taksat e qytetarëve në shërbim të fushatës elektorale.

Ju faleminderit !

—————————————–

DEKLARATË PARTIA SOCIALISTE SHKODËR

Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike është një përpjekje e dëshpëruar për të hedhur baltë mbi punën e pandalshme që po bëhet në qytetin tonë.

Në një reagim unik dhe qesharak, një parti politike akuzon bashkinë pse po ndërron pllakat e trotuareve të qytetit!

I shpjegojmë me qetësi Partisë Demokratike, përfaqësuesit e së cilës kanë drejtuar Bashkinë Shkodër për mbi 30 vite, se pllakat e trotuareve, kur prishen, ndërrohen.

Filozofia e vjetër e bashkisë, sipas së cilës kur prishen pllakat, bëjmë sehir dhe fajësojmë qeverinë, ka përfunduar njëherë e mirë në vitin 2023.

Sot, Bashkia Shkodër vepron, nuk rri duarkryq. Investimet nuk janë propagandë, por përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve.

Është për të ardhur keq që PD në mungesë të një vizioni dhe alternative për qytetarët e Shkodrës, zgjedh që në mënyrë të përsëritur, pa harruar as edhe njëherë të vetme të sulmojë investimet publike, të cilat janë të planifikuara, të miratuara me buxhet dhe që po realizohen në funksion të përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarëve.

Benet Beci, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk bën propagandë, por punon çdo ditë për Shkodrën. Asfaltimi i rrugëve, sistemimi i trotuareve dhe çdo investim tjetër nuk është pjesë e asnjë fushate, por pjesë e një programi të mirëmenduar për zhvillimin e qytetit, i konsultuar dhe i miratuar në Këshillin Bashkiak.

Të quash investimet publike, të shumëfishuara me mbéshtejten e qeverisé dhe punen e bashkisë “propagandë” tregon mungesë respekti ndaj qytetarëve që i shohin dhe i ndjejnë këto ndryshime çdo ditë. Është pikërisht ky ndryshim që shqetëson PD-në, e cila është mësuar me gjendjen e përhershme të stanjacionit dhe premtimeve boshe.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalë përhapjen e dezinformatave dhe të dalë përballë qytetarëve me ide dhe vizion, në vend që të pengojë punën e mirë që po bëhet për Shkodrën.

Shkodra ka pritur gjatë për këtë rilindje urbane dhe nuk do të ndalet përballë baltës së atyre që nuk kanë ditur asnjëherë të qeverisin dhe as të respektojnë qytetin.

Blerti Delija

Recent Posts

Champions: Dalin në shitje biletat e finales, çmimet janë … “të kripura”

Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…

27 minutes ago

Marquez, mbreti i shpejtësisë

Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…

29 minutes ago

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

3 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

4 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

4 hours ago

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…

5 hours ago

This website uses cookies.