Investimet penitenciare- Flotë e re automjetesh për burgjet, Manja: Rrisim pagat e punonjësve

Manja

Manja

Drejtoria e Burgjeve është pajisuar me flotë të re automjetesh. Gjatë fjalës së tij në prezantimit të flotës së re për burgjet Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se po rrisim ndjeshëm standartet e sigurisë dhe trajtimin dinjitoz të burgosurve në Shqipëri.

Ministri zbuloi se ka objektiv pndërtimin e institucioneve të reja me kapacitet më të madh duke reduktuar kostot dhe duke përmirësuar kushtet e dënimit.

“Jemi sot këtu të rrethuar nga flota ere e automjeteve të Drejtorise së Burgjeve, dëshmi e investimeve e viteve të fundit të  transportit në sistemin penitenciar.

Falë mbështetjes nga partnerët britanikë po rrisim standartet e sistemit penitenciar në infrastrukturë duke përmirësuar ndjeshëm standartet e sigurisë dhe trajtimin dinjitoz të burgosurve në Shqipëri.

Në masterpalnin tonë 2023-30 kemi vendosur objektivin e qarte për ndërtimin e institucioneve të reja me kapacitet më të madh duke reduktuar kostot dhe duke përmirësuar kushtet e dënimit. Vëmendje të posaçme do ti dedikohet vendënimit të grave.

Në kuadër të këtyre planeve, do të mbyllim 10 burge të trashëguara nga komunizmi si ai i Burrelit dhe Tepelenës të cilat do të vlerësohet për tu kthyer në vende memorie”, u shpreh ministri.

Manja deklaroi se me buxhetin e vitit 2024, do të ketë një rritje të pagës me 10% për punonjësit e burgjeve.

“Përpos investimeve ne infrastrukturë fizike, investimi jonë është për 4 mije 524 punonjësit e burgjeve duke barazuar pagat me ato të policisë të shtetit. Madje një rritje me 10 % pritet të ndodhe me ligjin e ri të buxhetit të sapo miratuar në Kuvend”, deklaroi Manja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.