Categories: LajmePolitikë

Investimet strategjike, Bardhi: Votimi pa kuorum! Shehaj: Ligjet kalojnë për interesa

Pak pasi mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj projektligjet e rendit të ditës së seancës së sotme plenare, ndër të cilët ishte dhe pr.ligji “Për Investimet Strategjike”, deputeti demokrat Agron Shehaj akuzoi qeverinë se këto ligje kalohen vetëm për interesat e tyre personale.

Ai theksoi se problemi i vërtetë i vendit, është qeverisa, që sipas demokratit përvetëson pronat e qytetarëve të thjeshtë dhe pasurohet me to.

Këta kanë një qëllim, ligjet kalojnë për interesa. Unë mendoj se problemi i këtij vendi është qeveria. Pronat e qytetarëve të thjeshtë i përvetëson dhe pasurohet me to. Unë jam i mendimit të flasim troç me fakte me prova dhe jo në përgjithësi”, tha Shehaj.

Ndërsa deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se Parlamenti duhet t’i kthehet normalitetit.

Ai u shpreh se sipas rregullores së Kuvendit që të hapet procesi i votimit të projektligjeve nevojiten 71 deputetë, ndërsa sipas tij, në Kuvend ligjet u miratuan me 68 vota.

Bardhi theksoi se asnjë prej akteve ligjore të kaluara në seancën e sotme plenare nuk konsiderohen të miratuara ligjërisht.

“Për opozitën është e rëndësishme që parlamenti i kthehet normalitetit, sa i takon të drejtave kushtetues të opozitës dhe procesit parlamentar të shqyrtimit dhe votimit të pr.ligjeve.

Sipas rregullores dhe kushtetutës, sot asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seanca pa u shpallur rezultati i votimit s’mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.  Sipas rregullores së Kuvendit dhe juroisprudencës së Kushtetueses, neni 55, thuhet e për efekt kuorumi llogariten vetëm deputetët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit, pavarësisht se sa janë prezentë në sallë.

 Në votim morën pjesë 68 deputetë. Duhet të jenë 71 deputetë që të hapet procesi i votimit. Imagjinoni çfarë i bëjnë parave të buxhetit të shtetit”, tha Bardhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

22 hours ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

22 hours ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

22 hours ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

22 hours ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

22 hours ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

22 hours ago

This website uses cookies.