Investimet, turizmi dhe vota e emigrantëve, gazetarja Denada Shkodrani jep detaje nga takimi i Ramës me diasporën në Athinë
Pjesë e diskutimeve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kryeministrit Edi Rama do të jenë çështje të rëndësishme që konsiderohen nga qeveria shqiptarë si sektor strategjik në kuadër të nismës “Shqipëria 2030”. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka ndarë detaje lidhur me këtë takim të parë të kreut të qeverisë me diasporën shqiptare.
Takimi që do të mbahet në stadiumin Galatsi, ndërsa një tjetër mbledhje do të bëhet edhe me sipërmarrës dhe përfaqësues shqiptar që kanë krijuar biznese prej vitesh në vendin fqinj, si dhe shqiptarë që kanë profesione të rëndësishme dhe janë pjesë e kabinetit qeveritar në Greqi.
Turizmi, vota e emigrantëve, investime në Shqipëri si dhe investimet në sektorë strategjik si energjia do të jenë pjesë e diskutimeve gjatë mbledhjes që pritet të zgjasë rreth dy orë në stadiumin Galatsi. Gazetarja Shkodrani theksoi se në takim nuk do të ketë deklarata mbi çështjet sensitive që “cenojnë ekuilibrat politik me Greqinë”.