Inzaghi dhe Spalletti
Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti. Këta janë tre finalistët që konkurojnë mes tyre për të fituar çmimin trajneri më i mirë i vitit “Fifa The best” 2023.
Bëhet fjalë për një titull që akordohet nga FIFA për disa kategori të ndryshme bazuar në votat online të sportdashësve, gazetarëve të specializuar dhe të trajnerëve dhe kapitenëve të të gjitha kombëtareve të shteteve që janë pjesë e qeverisë ndërkombëtare të futbollit. Një çmim prestigjioz që çertifikon dhe vlerëson protagonistët e sezonit.
Në shtator tre finalistët ishin pjesë e një liste më të gjatë që përfshinte edhe Xavin dhe trajnerin aktual të Tottenhamit Ange Postecoglou. Por këta dy të fundit nuk garojnë më për trofeun, që do të jepet në ceremoninë që do të zhvillohet në 15 janar të vitit tjetër.
Trajneri i Interit dhe ai aktuali i kombëtares italiane të futbollit (që fitoi titullin kampion në Itali në krye të Napolit) do të sfidojnë Pep Guardiolën, që sezonin e fundit arriti rezultate të jashtëzakonshme nën drejtimin e Manchester City duke fituar “tripletën” (Champions, kampionat dhe FA Kupë).
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.