Categories: LajmeSportFutboll

Inzaghi mendon për Atleticon, Asllani projektohet titullar në kampionat

Atletico Madrid mund të presë. Së pari është Salernitana. Interi po përgatitet për ndeshjen e së premtes në mbrëmje në “San Siro”. Luhet kundër skuadrës së vendit të fundit, por Salernitana e trajnerit të ri Fabio Liverani nuk duhet nënvlerësuar. Objektivi i zikaltërve është të vazhdojnë serinë pozitive dhe të qëndrojnë gjithmonë në një distancë të sigurt nga Juventusi i vendit të dytë, duke u përpjekur gjithashtu të rrisin epërsinë e pikëve.

Championsi në sfond – Një sfidë e rëndësishme por që do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në zgjedhje edhe për ndeshjen ndaj Atletico Madrid të martën e ardhshme në “Meazza”. Për këtë arsye trajneri Simone Inzaghi pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar. Acerbi sigurisht nuk do të jetë, me rrezik të madh edhe për ndeshjen e 1/8-ve të finales kundër “colchoneros”, De Vrij do të luajë në vend të tij dhe do të vendoset në qendër të mbrojtjes.

Ish-qendërmbrojtësi holandez i Lazios nuk do të jetë i vetmi i ri në 11-ten e zikaltërve. Siç raportohet në numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, trajneri i zikaltërve mund të bëjë disa ndryshime të tjera. Në sulm, një mes Thuram dhe Lautaro mund të pushojë me Arnautovic të gatshëm për të luajtur që në minutën e parë ashtu si një mes Pavard dhe Bastoni mund të nisin ndeshjen nga pankina.

Në mesfushë, nëse Frattesi do të jepte garanci, një mes Mkhitaryan dhe Barella mund të pushonte, ndërsa Asllani mund të marrë vendin e Calhanoglu. Pritet që mesfushori shqiptar të luajë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Salernitanës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

1 hour ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

1 hour ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

3 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

3 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

3 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

4 hours ago

This website uses cookies.