Categories: LajmeSport

Inzaghi pas 1-0 ndaj Atletikos: Më vjen keq që shënuam vetëm një gol

Interi fitoi kundër Atletico Madridit, 1-0 në “San Siro”, në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve. Një ndeshje e vështirë, e vendosur nga Arnautovic në pjesën e dytë. “Performancë e shkëlqyer nga djemtë, ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh – komentoi Simone Inzaghi në fund të ndeshjes -. Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë sepse në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautovicin, për mënyrën se si ai hyri dhe si po punon në stërvitje”.

“Ne nuk patëm një pjesë të parë të mirë edhe nëse mund të kishim shënuar – vazhdoi trajneri zikaltër – por më pas në pjesën e dytë ishim sensacionalë dhe kushdo që hyri në lojë na dha një dorë të mirë”. Lajmi i keq i mbrëmjes është dëmtimi i Thuramit në fund të pjesës së parë: “Ai kishte një problem pas një sprinti, ndjeu sforcimin e muskujve, por do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Shpresojmë të mos e humbasim për shumë kohë”.

“Në këta gjashtë muaj kemi bërë shumë mire, por tani vijnë më të rëndësishmet. Më pëlqen shumë të shoh se si luan skuadra, por e dimë se do të vijnë vështirësi. Duhet të punojmë siç po bëjmë”. Performanca e Barellës ishte e shkëlqyer: “Ai pati një garë të mirë si të gjithë shokët e tjerë të skuadrës”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

4 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

5 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

5 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

5 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

5 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

5 hours ago

This website uses cookies.