Inzaghi projekton ndryshime në mesfushë, Asllani titullar ndaj Napolit

Një titull për tu fituar, është një objektiv që duket afër, duke marrë parasysh diferencën nga vendi i dytë. Interi kthen sërish vëmendjen në kampionat dhe në atë dëshirë për të qepur një yll të dytë në fanellë, duke u përpjekur të harrojë zhgënjimin e madh të eliminimit në Champions League nga Atletico Madrid.

Tashmë zikaltërit janë në pritje të ndeshjes ndaj Napolit dhe Simone Inzaghi po studion formacionin titullar për të kundërshtuar atë të Francesco Calzona-s, i zhgënjyer edhe ai nga eliminimi nga Barcelona në 1/8 e finales së kompeticionit më të lartë europian.

Disa lojtarë janë të lodhur fizikisht pas transfertës në “Wanda Metropolitano”. Për këtë arsye, Inzaghi studion alternativat veçanërisht në mesfushë; Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, të dy Calhanoglu dhe Mkhitaryan janë shfaqur pak të lodhur në ndeshjen e tyre të fundit dhe për këtë arsye, ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi mund të aspirojnë një fanellë titullare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.