Inzagi përgatitet për “luftë”: Me Atletikon na presin dy beteja
“Atletiko ka luajtur dy finale në Ligën e Kampioneve në dhjetë vitet e fundit dhe për këtë arsye duhet të bëjmë shumë kujdes pasi duhet të jemi në maksimumin tonë nëse duam që të kalojmë për më tej”. Simone Inzagi është optimist për shortin e Interit në Ligën e Kampioneve.
Trajneri zikaltër ka komentuar pak minuta pas hedhjes së shortit rivalin e radhës në Europë duke vendosur theksin te eksperienca e formacionit të Çolo Simeones.
“Na presin dy beteja të forta pasi edhe skuadra e Atletikos së Madridit është një ekip që mbrohet shumë mirë. Kundër tyre është e vështirë që të shënosh gol pasi bëjnë një lojë shumë të disiplinuar”, ka vazhduar komentin tekniku zikaltër.