IOC pranon sportistët transgjinorë në boks

Vazhdojnë polemikat në sportin e boksit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Pas polemikave për arbitrimin e ndeshjeve, është ndezur edhe një diskutim tjetër, për pranimin në këtë Olimpiadë të algjerianes Imane Khelif dhe tajvanezes Lin Yu-ting, të përjashtuar së fundmi nga Botërori për moskalimin e “testit gjinor”. Por dy sportistet transgjinore morën dritën jeshile nga IOC, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pavarësisht niveleve të larta të testosteronit, duke shkaktuar protesta te kundërshtaret e tyre, përfshirë italianen Angela Carini, e cila do të përballet pikërisht me 25-vjeçaren algjeriane në debutimin e saj. Dallimet në këtë pikëpamje lidhen veçanërisht me ndarjen e vendimeve brenda këtij sporti. Shoqata Ndërkombëtare e Boksit menaxhon garën e kampionatit botëror dhe ua ndaloi pjesëmarrjen në këtë veprimtari këtyre dy boksierece. Ndërsa për pjesëmarrjen në Olimpiadë vendos Boksing Junit, e vetmja organizatë e njohur nga IOC. Një zgjedhje e cila, megjithatë, bie ndesh me parimet e gjithëpërfshirjes dhe barazisë të promovuar nga vetë IOC, e cila, në marrëveshje me Boksing Junit, shpjegoi se si “të gjithë sportistët pjesëmarrës në boks në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duhet të respektojnë edhe rregulloret mjekësore të aplikueshme në përputhje me rregullat 1.4 dhe 3.1 të Njësisë së Boksit Paris 2024”. Një situatë mjaft e ndërlikuar kjo që ndoshta do të vazhdojë të diskutohet dhe që do të duhet të zgjidhet brenda organizmave përkatës, por që ndërkohë nuk do t’i mohojë Imane Khelif dhe Lin Yu-ting mundësinë për të realizuar ëndrrën e tyre olimpike, njësoj si koleget e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.