Kryediplomati i Iranit ka paralajmëruar shefin e OKB-së Antonio Guterres se Teherani është gati t’i përgjigjet me vendosmëri Izraelit nëse sulmohet Republika Islamike.
Ministri i Jashtëm izraelit e bëri këtë deklaratë në një kohë kur Izraeli është betuar se do të hakmerret ndaj Iranit për sulmin e fundit të lëshimit të 200 raketave ndaj shtetit hebre në fillim të këtij muaji.
“Irani, ndërkohë që bën përpjekje të gjithanshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e rajonit, është plotësisht i përgatitur për një përgjigje vendimtare dhe me keqardhje ndaj çdo aventure nga Izraeli”, tha ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, cituar nga zyra e tij.
Araghchi po viziton Jordaninë, Egjiptin dhe Turqinë si pjesë e shtrirjes diplomatike të Teheranit me vendet e rajonit për t’i dhënë fund gjenocidit, mizorisë dhe agresionit.
Ndërkaq, pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant deklaroi se sulmi ndaj Iranit do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasues.
Duke folur gjatë një vizite në Njësinë e Inteligjencës IDF 9900, Gallant tha se Irani “nuk do ta kuptojë se çfarë i ndodhi pasi ta sulmojmë”
Gallant thekson se ushtria izraelite nuk u dëmtua nga sulmi iranian dhe shtoi se Izraeli është në gatishmëri.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.