Irani: Teherani s’ishte i përfshirë në sulmet e Hamasit, por i puthim duart atyre që e planifikuan
Udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se Irani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit , por përshëndeti atë që ai e quajti humbjen ushtarake “të pariparueshme” të Izraelit.
“Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”, tha Khamenei në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi.
“Ata kanë shkatërruar disa struktura kritike të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e vetë regjimit janë fajtorë për këtë fatkeqësi. Regjimi pushtues kërkon ta portretizojë veten si viktimë për të përshkallëzuar më tej krimet e tij. Kjo është një llogaritje e gabuar. Do të rezultojë në një fatkeqësi edhe më të madhe”, shtoi ai.
Mediat izraelite kanë thënë se numri i të vdekurve nga sulmet e Hamasit ka arritur në 900 njerëz në Izrael, ndërsa zyrtarët e Gazës thonë se rreth 700 njerëz janë vrarë në sulmet e mëvonshme izraelite./ The Guardian