Irini Qirjako: Do jem me 3 koncerte në Austri, projekt i nisur në 2019-ën
Këngëtarja e mirënjohur, ikonë e këngës popullore shqiptare, Irini Qirjako e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka bërë me dije se gjatë muajit dhjetor do të jetë në një tur koncershtesh në Amerikë.
“Pas një jave kam një aktivitet në Librazhd. Javën tjetër do jem në Prizren. Më vonë për festat e nëntorit në Kretë. Në dhjetor do jem në Amerikë, në Florida, Nju Jork, Nju Xhersi. Do jem në një tur koncertesh.
Në skenë është i përcaktuar repertori sa do këndosh”, tha Qirjako.
Po ashtu, këngëtarja bëri me dije se do të jetë pjesë e 3 koncerteve në Austri, në kufi me Italinë. Ajo u shpreh se është projekt i nisur që në 2019-ën ku do të bashkohet polifonia e bahut me polifoninë shqiptare.
“Janë 3 koncerte në kufi me Italinë, në Austri. Është një projekt i nisur që në 2019-ën, polifonia e Bahut me polifoninë shqiptare. Më zgjodhën mua. Unë organizova grupin, duheshin këngëtarë profesionist që duhet të lexojnë dhe notat. Donin që të ruhej origjinaliteti i këngëve. Janë dy virtuozë, Ekland Hasa dhe Rudi Hasa, japin koncerte në gjithë botën. Ata luajnë polifoninë e bahut dhe ne me instrumentet tona shqiptare. Koncerti i parë ka dalë brilant, 800 veta ishin në katedralen e madhe dhe 600 ishin jashtë që dëgjonin. Por pastaj ra pandemia, dhe na pengoi. Ishin planet për realizim koncertesh në gjithë kontinentet”, tha Qirjako.