Irlanda mund Shqipërinë mes rrebeshit / Kombëtarja e femrave humbet në “Loro Boriçi” nën reshjet e shiut

grima

grima

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndaj Republikës së Irlandës ndeshjen e katërt të Grupit B1 të Ligës së Kombeve. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me fitoren minimale të Irlandës me rezultatin 0-1. Fillimi i ndeshjes është disi i barabartë, por në minutën e 37-të futbollistet kuqezi kanë një rast të mirë me Mimoza Hamidin ndërkohë që tre minuta më pas ka një pretendim për penallti nga Shqipëria për një prekje të topit me dorë në zonë kur një krosim i Megi Doçit bllokohet nga mbrojtësja Louise Quinn, por arbitrja Araksya Saribekyan bën shenjë për vazhdimin e lojës. Një pjesë e parë  luajtur nën shoqërinë e reshjeve të dendura të shiut, e cila mbyllet me rezultatin e barabartë 0-0. Rritja e intensitetit të reshjeve, shoqëruar edhe me stuhi detyrojnë përfaqësuesit e UEFA-s të shtyjë për një orë rifillimin e pjesës së dytë duke pritur që reshjet të pakësohen fusha t’i rikthehej gjendjes normale. Në 45 minutat e dyta, trajneri Grima bën zëvendësimin e parë duke hedhur në fushë Matilda Gjergjin në vend të Luçije Gjinit. Shqipëria është e vendosur mirë në fushë dhe arrin të ruajë ekuilibrin e ndeshjes, ndonëse Irlanda është më këmbëngulëse. Vajzat kuqezi i afrohen golit pas një rrëmuje në zonë, por nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Lufta e fortë sportive vijojnë të jenë prezente në fushën e lojës, por për hirë të së vertetes, 10-15 minutat e fundit janë të dominura nga mikeshat irlandeze, të cilat arrijnë të shënojnë golin e fitoren dy minuta nga fundi i të gjithë ndeshjes, kur pas një kombinimi në zonë me Carusa që pason për Sullivan, e cila e ka të lehtë ta shtyjë topin në portë nga një distancë shumë e afërt. Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe ndeshje mbyllet me fitoren minimale të Irlandës 1-0.

Në vijim, trajneri Grima, flet edhe për dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë, ju shpreson të marrë pikë.

Me fitoren minimale  në Shkodër, Irlanda kryeson grupin B1 me 12 pikë, ndërkohë që Shqipëria është e fundit me vetëm një pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.