Irritimi i Gjikondit: Boll mandateve qyl! Kush është i zoti, të fitojë nga shqiptarët
Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, është shprehur me irritim lidhur me mandatet sipas saj qyl. Ajo propozon hapjen e listave dhe konkurrimin në mënyrë të drejtë për të gjithë.
“Nëse do kishte vizion politik dhe kombëtar i fuste të gjithë në garë. Ska pse meqë është i ri ai të vijë në parlament dhe mos ketë lidhje farë komunitetit, apo me hallet e qytetarëve. Por të hapë listat dhe të gjithë të shkojnë të konkurrojnë aty. Të dyja palët po luajnë telenovelë. Prandaj dalin flluçka sapuni sepse kur shkon qyl nuk ke lidhje. Të dyja partitë kanë edhe gurin edhe arrën momentalisht”, tha Gjikondi.