Ish-arbitri i FIFA-s i jep të drejtë holandezëve: Nuk duhej akorduar penallti!
Për Jonas Erikson penalltia e akorduar në favor të Anglisë nuk duhej akorduar pasi vetëm pak çaste më parë në atë aksion Saka kishte prekur topin me dorë.
“Jam habitur për faktin se nuk ndryshuan mendim në momentin kur shkuan për të parë kontaktin mes Kejn dhe Dumfris. Pak çaste përpara se të ndodhte ai kontakt topi u prek me dorë nga Saka. Duhej parë dhe ky episod dhe të mos akordohej penallltia në favor të Anglisë”, shpjegoi ish-arbitri, i cili ka arbitruar edhe në Botërorin “Brazil 2014”.