Ish-bunkeri nazist kthehet në kompleks argëtimi në Gjermani

Bunkeri i Shën Paulit në Hamburg të Gjermanisë që ka dominuar horizontin e qytetit për shumë se 80 vjet, sot është kthyer në një kompleks argëtimi për banorët.
Mbi 58 metra i lartë, i ndërtuar duke përdorur punë të detyruar gjatë regjimit nazist të Adolf Hitlerit, është një relike e periudhës më të errët në historinë e Gjermanisë.
Bunkeri është tashmë shtëpia e dy restoranteve, një hoteli 5 katësh, bëri dhe kopshti e tarraca të gjelbëruara, të gjitha të ndërtuara mbi një fasadë të lartë betoni, që mund të aksesohet nga të gjithë.
Bunkeri i Hamburgut ishte një nga tetë kullat – bunkerë kundërajror mbi tokë që u dyfishuan si strehë për sulmin ajror – të cilat Gjermania ndërtoi pas sulmeve ajrore britanike në Berlin në 1940.