Ish-kampioni i atletikës i vetëm/ Lulaj: U detyrova të vij në shtëpinë e të moshuarve

ish kampioni

Ky është Marash Lulaj banori më i ri i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër. Marashi tregon se është ambjentuar pasi stafi është kujdesur për të. Arsyeja përse ish- kampioni i atletikës përfundoi në Azil është vetmia. Marashi tregon se sportin e ka ndjekur që i vogël. Pasioni i tij vijon të jetë futbolli ndonëse ai ka qenë një atlet ku në vitet 71-72 u shpall kampion i Shqipërisë. Për Marashin ky do të jetë fundviti i parë që do të kalojë sëbashku me 64 të moshuar të tjerë në shtëpinë e të moshuarve Shkodër. Marashi është një nga sportistë të shumtë që pavarsisht sakrificave për të shkruar emrin në historinë e sportit jeta nuk u tregua aq e drejtë me të. Por siç thotë ai derisa të ketë jetë, do të vijojë të ndjekë sportin nga tribunat e stadiumeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.