Ish-këshilltari i Trump, Peter Navarro dënohet për shpërfillje të Kongresit

677ba133875e43f9ad45dbc9929bea24

677ba133875e43f9ad45dbc9929bea24

Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro është dënuar për shpërfillje të Kongresit dhe për refuzimin e bashkëpunimit në një hetim mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Prokurorët thanë se Navarro veproi “mbi ligjin” duke injoruar një thirrje nga një hetim i Kongresit. Ai mund të përballet me një vit burg për secilën nga dy akuzat. Një tjetër aleat kryesor i Trump, ish-strategu Steve Bannon, u dënua vitin e kaluar për përbuzje të Kongresit.

Jashtë gjykatës në Uashington DC, Navarro tha se ishte një “ditë e trishtuar për Amerikën”, duke u zotuar se do të apelojë deri në Gjykatën e Lartë.

Kjo është hera e parë në historinë e republikës sonë,që një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, një alter ego i presidentit, është akuzuar ndonjëherë për këtë krim të supozuar“, tha Navarro.

Ai argumentoi se Departamenti i Drejtësisë ka pasur një politikë për më shumë se 50 vjet që këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë nuk mund të detyroheshin të dëshmonin para Kongresit. Ai u shpall fajtor nga juria pas katër orësh diskutimesh, pas një gjyqi që zgjati dy ditë.

Navarro, i cili shërbeu si këshilltar i lartë tregtar i ish-presidentit Donald Trump, iu dorëzua një thirrje nga një komitet i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në shkurt 2022.

Por ai nuk dorëzoi asnjë nga emailet apo dokumentet e kërkuara dhe nuk u paraqit për të dëshmuar para panelit të udhëhequr nga Demokratët./BBC/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.