677ba133875e43f9ad45dbc9929bea24
Ish-ndihmësi i Trump, Peter Navarro është dënuar për shpërfillje të Kongresit dhe për refuzimin e bashkëpunimit në një hetim mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Prokurorët thanë se Navarro veproi “mbi ligjin” duke injoruar një thirrje nga një hetim i Kongresit. Ai mund të përballet me një vit burg për secilën nga dy akuzat. Një tjetër aleat kryesor i Trump, ish-strategu Steve Bannon, u dënua vitin e kaluar për përbuzje të Kongresit.
Jashtë gjykatës në Uashington DC, Navarro tha se ishte një “ditë e trishtuar për Amerikën”, duke u zotuar se do të apelojë deri në Gjykatën e Lartë.
“Kjo është hera e parë në historinë e republikës sonë,që një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, një alter ego i presidentit, është akuzuar ndonjëherë për këtë krim të supozuar“, tha Navarro.
Ai argumentoi se Departamenti i Drejtësisë ka pasur një politikë për më shumë se 50 vjet që këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë nuk mund të detyroheshin të dëshmonin para Kongresit. Ai u shpall fajtor nga juria pas katër orësh diskutimesh, pas një gjyqi që zgjati dy ditë.
Navarro, i cili shërbeu si këshilltar i lartë tregtar i ish-presidentit Donald Trump, iu dorëzua një thirrje nga një komitet i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në shkurt 2022.
Por ai nuk dorëzoi asnjë nga emailet apo dokumentet e kërkuara dhe nuk u paraqit për të dëshmuar para panelit të udhëhequr nga Demokratët./BBC/
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.