Ish kreu i KQZ- Kume për RTSH 24: Duhen hapur listat për deputetët, të zvogëlohen zonat zgjedhore  

Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, duke marrë shkas nga fakti se partitë politike po merren me Reformën Zgjedhore, deklaroi në RTSH 24 se duhet ndryshuar sistemi zgjedhor që lidhet me zonat zgjedhore, si dhe duhen hapur listat.

Sipas tij, është më se e nevojshme që të rregullohet fuqia e votës në përkthimin e mandateve.

Kume tha se zgjedhësit duke votuar për listën e mbyllur, nuk e kanë idenë për kandidatin dhe ky është një minus i madh.

“Pati përpjekje gjysmake për hapjen e listës. Por efekti u zvogëlua nga kushti i hersit. Gjykata Kushtetuese e ka zhvlerësuar hersin. Duhet bërë ndryshimi në Kodin Zgjedhor, që lidhet me vendimin e Kushtetueses për heqjen e herësit.  Gjithsesi, pavarësisht se hiqet herësi, nuk mundësohet hapja e listës.”, tha Kume.

Sipas tij, nëse nuk ndryshojnë zonat zgjedhore efektet janë zero.

Kume nënvizoi se partitë e mëdha duket se nuk heqin dorë nga ajo që kanë vendosur.

“Ndryshimi i zonave zgjedhore nuk u intereson partive të mëdha. Partitë e vogla kanë interes që të ketë të paktën 4 zona zgjedhore. Ndërsa hapja e listave nuk i intereson lidershipit, sepse ata duan të ruajnë dominimin mbi partinë.”, tha Kume.

Sipas tij, janë çuar propozime që të hapen 2/3 e listave, por lidershipi politik nuk dëshiron.

“Ata spekulojnë duke thënë se i merr votat i forti dhe ai që ka para. Ky argument nuk qëndron sepse listën e bën subjekti dhe është përgjegjësi e tyre. Sistemet proporcionale në disa vende janë me lista të mbyllura, por nuk mund të krahasohen standardet për ushtrimin e demokracisë. Listat duhen hapur 100% dhe renditja të bëhet sipas votave që kanë marrë kandidatët.”, këshilloi Kume.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.