Ish-kreu i OSHEE, Ardian Çela paraqitet në SPAK

Ish-kreu i OSHEE, Ardian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e kësaj të enjte (31 tetor).
Nuk dihet ende arsyeja pse ai është paraqitur në SPAK, ndërsa pas daljes nga Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë informacion për mediat.
Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014 dhe qëndroi krye të OSHEE-së deri në qershor të vitit 2023.