Ish-maturantët, takohen në 60- vjetor, ata i përkasin maturës së pestë të shkollës “Xheladin Fishta”
Nostalgjia për kohën e maturës dhe vitet e kaluara së bashku i riktheu në një takim të përzemërt ish-maturantët e vitit shkollor 1964 – 1965 të shkollës “Xheladin Fishta” në Shkodër.
Organizatori Nadir Erkoçi, ish-mësues dhe drejtor për vite me radhë, njëkohësisht bashkëautor i librit mbi historikun e kësaj shkolle përshkruan me emocion ndjesinë e kësaj dite.
Ky takim përkon me 60-vjetorin e maturës së tyre. Nuk janë të gjithë të pranishëm pasi për fatin e keq disa janë ndarë nga jeta.
Shkolla “Xheladin Fishta” është hapur fillimisht si shkollë 7-vjeçare, për të vijuar më pas si gjimnaz për disa vite dhe rikthyer si shkollë e ciklit 9-vjeçar. Nga kjo shkollë kanë dalë emra të spikatur të fushave të ndryshme, veçanarisht nga ajo e sportit.