Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë (24 qershor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tahiri shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ndaj ish-ministrit SPAK ka nisur një hetim pasuror. 

Në 2 qershor të një viti më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la qelinë me vendim të gjykatës së Elbasanit, pas më shumë se një viti në burg për ta vijuar pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Tahiri vuante dënimin e tij në burgun e Lushnjës, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar për ‘Shpërdorim detyre”.

Saimir Tahiri u dënua me burg në shkurt të 2022, ndërsa disa herë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga burg, kërkesë që nuk ishte pranuar. Ish-ministrit Saimir Tahiri përtej dënimit i është hequr e drejta edhe për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.

Pas hetimeve SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin me akuzat për “Shpërdorim detyre” “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por GJKKO vendosi ta dënojë atë vetëm për “shpërdorim detyre” me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.