Ish-ministri i jashtëm kroat, Miro Kovaç ka deklaruar se shumë shpejt Kosova do t’i bashkohet NATO-s me të drejta të plota.
“Kur bëhet fjalë për gjithë komunitetin shqiptar Kroacia është përkrahëse tejet e fuqishme e NATO-s dhe gjithsesi e gjithë aleancës transatlantike. Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, tha Kovaç, gjatë intervistës në RTK.
Sa i përket shqetësimeve për ndonjë konflikt të mundshëm në Ballkanin Perëndimor, Kovaç theksoi se është Bashkimi Evropian që merret me sigurinë.
Ai shtoi se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si vende anëtare të NATO-s nuk duhet të shqetësohen për sigurinë në Ballkan.
“E para, Ballkani Perëndimor është oborri i Bashkimit Evropian, prandaj BE gjithsesi duhet të merret me këtë punë. Dhe së dyti, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë anëtare të NATO-s dhe nuk kanë asnjë brengë sa i përket sigurisë në Ballkan. Mund të ketë telashe të vogla, por nuk besoj që dikush guxon ta sfidojë këtë rend në Ballkanin Perëndimor“, shtoi ai.
Ndalur më tej te sulmet e 23 shtatorit të 2023-shit në Banjskë, për ish-ministrin nuk ishin gjë tjetër, veçse përpjekje për të shkaktuar trazira.
“Mund të ketë përpjekje për trazira në Kosovë, porse po pati diçka të ngjashme më Banjskën gjithsesi do të ketë intervenim brenda Kosovës dhe se këto janë vetëm ide dhe nuk besoj që do të konkretizohen”, përfundoi Kovaç.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.